Parashikimi i motit për ditët e ardhshme

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Fushat me presion të ulët të ardhura nga ana veriore dhe verilindore e Kontinentit do të jenë labile gjatë këtyre ditëve të mbetura të javës. Në këtë gjendje sinoptike do të mbajë mot me vranësira të dendura dhe jostabil i përcjellur me riga të shiut të cilat vende-vende do të jenë më të theksuara.
Temperatura minimale do të lëvizin ndërmjet 9C-12C celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 19C-21C celsus. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi1-6m/s.
Një gjendje e këtillë e motit me temperatura të ulëta  dhe jostabil do të na shoqëroj deri të dielen.
Nga dita e diele e tutje , nga parashikimet tona pritet të ketë ngritje të temperaturave.