AS Roma po përgatitet për t’i sjell dy transferet e para në “Olimpico”. Sipas medieve italiane të dy transferet do të janë nga Premier League.
Portieri Asmir Begoviq i Stoke City dhe sulmuesi i Manchester Cityt, Edin Dzeko janë dëshirat e Romës për merkaton e verës. Për portierin Begoviç kryeqytetasit e Italisë do të paguajnë 8 milionë euro, kurse për sulmuesin Dzeko do të pagujnë 27 milionë euro.
Sulmuesi Dzeko po kërkohet edhe nga Liverpooli dhe Chelsea. Gjatë ditëve të ardhshme pritet të dihet e ardhmja e këtyre dy futbollistëve që luajnë kombëtaren e Bosnjës.
