Pas moshës 20 vjeçare rekomandohet të bëni ca analiza, të cilat mund t’ju ndihmojnë të zbuloni si është në të vërtetë shëndeti juaj.
Mamografia: nëse arrini të kapni gjendra në gjoks apo tumoret në fazën e hershme, nëpërmjet trajtimit të duhur mund të shëroheni. “Organizata Amerikane e Kancerit” konfirmon se gratë nën 50 vjeç duhet të kontrollohen rregullisht.
Kontroll i lëkurës: nëse në familjen tuaj ka pasur njerëz të prekur nga kanceri i lëkurës ju duhet të bëni një kontroll tek mjeku pasi të keni mbushur moshën 20 vjeç. Identifikimi i kësaj sëmundjeje që në fillim ndihmon në trajtimin e saj.
Pap Testi: sipas studimeve të fundit, gratë duhet të kryejnë Pap teste çdo 3-5 vjet duke filluar nga mosha 21 vjeç. Ky test ndihmon në zbulimin e rasteve me Papiloma Virurs, që mund të shkaktojë edhe vdekjen nëse nuk kapet në faza të hershme
