Për Greqinë po lind dielli përsëri

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Në një intervistë ministri grek i Ekonomisë, Giorgos Stathakis, tha se ai beson se propozimet e reja të Greqisë për të balancuar regjistrat e qeverisë, kanë thyer ngërçin me kreditorët.
Ao tha se pret që krerët e qeverive të eurozonës të lëshojnë një komunikatë më vonë, duke theksuar se ka një bazë për një marrëveshje formale me Athinën për të kompletuar programin e shpëtimit dhe për të çliruar 7.2 miliardë euro, kaq të nevojshme për vendin.
Stathakis pranoi se duhet bërë akoma punë teknike në ditët në vazhdim për të formalizuar marrëveshjen.
Por ai kishte shpresë se Greqia do e bëjë pagesën prej 1.5 miliard euro për FMN-në në datën e duhur, pra më 30 qershor- duke shmangur kështu falimentimin.
Ai detajoi propozimet e reja të Greqisë për mbledhjen e parave:
-Një taksë e re për bizneset.
-Një taksë e re për pasurinë.
-Rritje e TVSH-së për disa fusha.
Por ai tha se qeveria e Syriza-s, e drejtuar nga Alexis Tsiprs, ka shmangur kalimin e vijave të kuqe.
Ai tha se nuk do ketë reduktime të mëtejshme të pensioneve ose pagave të sektorit publik.
Po ashtu nuk do ketë rritje të TVSH-së për energjinë.
Ai tha se qeveria ka rënë dakord me FMN-në dhe qeveritë e eurozonës se surplusi i synuar buxhetor do jetë 1 përqind e GDP-së ose të ardhurave kombëtare këtë vit, 2 përqind vitin tjetër dhe 3 përqind në vitin që pason.
Nuk do të ketë një marrëveshje me kreditorët për të shkurtuar barrën e rëndë të borxhit të Greqisë, pavarësisht se Syriza kishte insistuar.
Por Stathakis më tha se në komunikatën e krerëve të qeverive të eurozonës do të theksohet se lehtësimi i borxhit do jetë në axhendë për negociata në muajt që vijnë.
Ai parashikon kritika për marrëveshjen nga partia e tij. Por beson se qeveria do ia dalë.
Çfarë është më e rëndësishme, ai beson se Tsipras ka bërë mjaftueshëm për të parandaluar që Banka Qendrore Europiane t’i japë fund mbështetjes emergjente për sistemin bankar grek.
Stathakis tha se qeveria do jetë në gjendje që të ri-prezantojë marrëveshjet kolektive me sindikatat, që kanë rëndësi jetike për partinë e tij.