Për Ronaldon do realizohet një film!

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Cristiano Ronaldo ka konfirmuar se janë disa plane për realizimin e një filmi për yllin portugez.
Sulmuesi i Real Madridit lajmin e ka konfirmuar në Twitter, duke pohuar se ishte i lumtur për këtë.
“Jam i lumtur tu tregoj se do të realizohet një film për mua. Na ndiqni për informacionet tjera”, ka shkruar Ronaldo në Twitter.
Sipas gazetës “AS”, filmi, në fakt do të jetë një dokumentar për prapaskenat dhe do të quhet “Ronaldo”.
Gjithashtu është konfirmuar se regjisori britanik Anthony Wonke do të realizojë këtë film, i cili pritet të jepet premierë në verën e vitit 2015.