Përfundon procesi i numërimit në 8 bashki, fitues kandidatët e koalicionit të majtë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Kandidatët e Aleancës për Shqipërinë Evropiane në Shqipëri, kanë arritur të fitojnë në 8 bashkitë e para ku ka përfunduar procesi i numërimit.
Në 4 vitet e ardhshme bashkia e Hasit, Skraparit, Pustecit, Delvinës, Kolonjës, Peqinit, Fushë Arrzit dhe Pukës do të drejtohen nga kryetarë të koalicionit të majtë. Sipas votave të numëruara deri më tash, në Tiranë, po udhëheq me më shumë se 50 për qind të votave, Erion Veliaj, kandidat i Partisë Socialiste. Veliaj momentalisht ka 52.8 për qind te votave, ndërsa pas tij është Halim Kosova, kandidati i Partisë Demokratike, me 38.27 për qind. Kandidati i pavarur Gjergj Bojaxhiu ka 400 vota të numëruara.