Përsëri shpërndahet testi i maturës online (FOTO)

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Sot në Kosovë po mbahet pjesa e dytë e testit të maturës të afatit të qershorit. Testi ka filluar në orën 10 dhe qysh tani kanë filluar edhe keqpërdorimet e testit.
Prapë ka filluar shpërndarja e testit online, raportojnë monituruesit e kallxo.com. Pyetje dhe pjesë të testit të maturës janë shpërndarë nëpër faqe të ndryshme në Facebook, ku nxënësit kanë kërkuar ndihmë rreth përgjigjeve të mundshme. Përmes telefonave, fotografit janë postuar në grupe të ndryshme.
Rikujtojmë se një gjë e tillë kishte ndodhur edhe gjatë pjesës së parë të testimit të maturantëve, të mbajtur më 6 qershor. Si rezultat i këtyre raportimeve të keqpërdorimeve, Komisioni Shtetëror i Maturës ka përjashtuar nga dita e dytë e testit 67 maturantë në mbarë Kosovën./ 21MEDIA
kopjimi1
 
testi2-558x380