Përvoja sllovene për Administratën Financiare pas bashkimit

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Sllovenia po ofron përvojën për Kosovën në bashkimin e Doganave dhe ATK-së.
Një delegacion i Ministrisë së Financave i përbërë nga përfaqësues të Administratës Tatimore dhe Doganave po qëndron për vizitë në Republikën e Sllovenisë, për të parë për së afërmi përvojën dhe funksionimin e bashkimit të Doganave dhe Administratës Tatimore në Slloveni, i cili proces ka pas për qëllim rritjen e efikasitetit në mbledhjen e taksave tatimore dhe doganore.
Përfaqësuesve të Ministrisë së Financave, mes të cilëve janë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Lulzim Rafuna dhe u.d Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës Nahit Sharku, iu prezantua nga homologet e tyre slloven në detaje përvoja sllovene për proceset e integrimit, përgatitja e bazës ligjore, çështjet organizative dhe çështjet e tjera të nevojshme për funksionimin e administratës së bashkuar, si dhe u njoftuan për organizimin dhe funksioni min e Administratës Financiare pas bashkimit.
Kjo vizitë e delegacionit kosovar vjen pas marrëveshjes ndërmjet Ministrit të Financave Avdullah Hoti dhe ministrit të Financave të Sllovenisë Dushan Mramor në shkurt të këtij viti, / 21MEDIA