Një fëmijë pesë vjet është shtirur se ka vdekur dhe në këtë mënyrë i ka shpëtuar vdekjes së sigurt kur një person ka gjuajtur në një kishë në Charlston ku kanë vdekur nëntë persona.
Sipas deklaratave të familjarëve, fëmija ka qenë në kishë kur sulmuesi ka hapur zjarr.
Ata në dëgjimin para policisë kanë thënë se sulmuesi ka hyrë në kishë kur befasisht ka filluar të gjuajë në besimtarët.
Dëshmitarët kanë thënë se në vendin e krimit në shtetin amerikan të Karolinës Jugore nuk mund të përshkruhet.
“Policët me përvojë më të gjatë kanë thënë se ajo çka kanë parë është shumë e tmerrshme”, ka thënë dëshmitari Sean King.
I dyshuar për vrasjen e nëntë personave është një 21 vjeçar me ngjyrë të bardhë.
