Polici kap për fyti fotoreporterët ! (VIDEO)

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Incidenti në ceremoninë e rivarrimit të Isa Boletinit
Kur fotoreporterët e mediave ishin pozicionuar të kapnin momentet e ngjarjes që zhvillohej sot në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, për nder të heroit të kombit Isa Boletini, një pjesëtar të Policisë së Kosovës, i ka penguar kjo gjë.
Fotoreporteri i portalit të lajmeve IndeksOnline Blerim Uka dhe ai i gazetës Koha Ditore Driton Paqarada, janë shtyrë dhe fyer nga ky polic.
Siç edhe shpjegon fotoreporteri Blerim Uka, i cili ka ndërhyrë pasi që ai pa që polici kishte kapur për fyti kolegun e tij nga Koha Ditore.
E pas reagimit të Ukës, polici nuk kurseu as këtë të fundit.
“Kemi qenë duke i fotografuar disa fëmijë me plisa dhe në atë moment ka ardhur një polic i cili e ka kapur për fyti kolegun tim të Kohës Ditore, Driton Paçaradën. Nuk e di pse e bëri një gjë të tillë ai polic, por unë ndërhyna e më pas edhe mua me kapi për fyti”, rrëfehet Uka për KosovaPress.
Uka shpjegon tutje ndodhinë, duke treguar që i njëjti polic gati sa nuk i theu dorën pa ndonjë arsye.
“Po ashtu desh me theu dorën, pa kurrfarë arsye. Me të reaguar masa e gjerë në stadium, polici më lëshoi dorën. Ai kërko nte që unë të arrestohesha pa bërë asgjë, kjo s’ka logjikë. Kjo çfarë ka bërë ky polic sot është plotësisht e papranueshme, sepse ne nuk rrezikuam askënd dhe u sollëm korrekt, duke respektuar protokollin e ceremonisë”, tha tutje Uka.
Rastin për KosovaPress e konfirmoi edhe fotoreporteri tjetër Driton Paqarada. Ai, tha se janë penguar në punë pa dhënë shpjegime të tjera.
Kjo nuk po shihet si veprim i hijshëm as nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës. Shkelqim Hysenaj, gazetar dhe anëtarë i bordit në AGK, thotë se policia duhet ta kuptojë se edhe gazetarët, kameramanët apo edhe fotoreporterët kryejnë njëjtë punën e tyre.
Për AGK-në çdo pengesë e llojit të tillë është e papranueshme.
“Institucionet janë të thirrura të krijojnë kushte dhe siguri për gazetaret, e jo t’i pengojnë në ushtrimin e pavarur të profesionit të gazetarit. Çdo tentim për pengim, njëkohësisht nënkupton tendence të ndik imit mbi fjalën e lirë”, tha Hysenaj për KosovaPress.
Hysenaj, në emër të AGK-së fton Policinë e Kosovës që të jetë bashkëpunues me gazetarët.
KosovaPress ka kërkuar edhe versionin e Policisë së Kosovës por ata të fundit kanë thënë se janë të zënë me aktivitetet në Mitrovicë në ceremoninë e varrimit të eshtrave të Isa Boletinit.
KosovaPress do të publikojë edhe përgjigjen e Policisë së Kosovës në momentin që do t’i posedojë ato.