Policia në kufirin e Italisë me Francën është duke larguar me forcë emigrantët afrikanë të cilët në atë vend qëndrojnë për ditë të tëra me shpresën se do të vazhdojnë udhëtimin e tyre drejt veriut dhe vendeve evropiane.
Emigrantët tentuan të rezistojnë, ndërkohë që policët i detyruan për të hyrë në autobusët në mënyrë që të çlirojnë kalimin kufitar Ventimiglia. Disa nga emigrantët kanë mbetur ulur në shkëmbinj. Shumica prej tyre vijnë nga Sudani, Eritrea dhe tashmë disa ditë qëndrojnë në bregdet pasi policia franceze nuk u lejon hyrjen në vend.
Nga Ministria franceze e Punëve të Brendshme është njoftuar se është forcuar kontrolli në pjesët periferike të vendit për shkak të numrit të madh të emigrantëve.
Emigrantët afrikanë dhe nga Lindja e Mesme përmes detit arrijnë në tokën italiane në arrati nga lufta dhe vendet e prekura nga varfëria.
