Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko ka ftuar ish kryeministrin e Britanisë së Madhe Tony Blair që t’i bashkohet ekipit të tij këshillues.
Pas takimit në Kijev ish i dërguari i “katërshes” për Lindjen e Mesme tha se Ukraina përballet me sfida të mëdha siç është agresioni rus dhe korrupsioni.
Blair ka ftuar qeverinë ukrainase që mos të ndjekin interesat por vlerat siç janë liria, demokracia dhe dëshira për t’i shërbyer popullit.
Poroshenko tha se pavarësisht luftës , Ukraina do të zbatojë reformat dhe ka thënë se Bler e ka pyetur se çfarë ndihmash i duhen Kievit nga bashkësia ndërkombëtare.
“Kjo është qasje e një miku të vërtetë të Ukrainës”, ka thënë Poroshenko.
Në ekipin këshillues të liderit ukrainas gjendet ish presidenti i Gruzisë Mihail Sakashvilli, ish shefi i diplomacisë së Suedisë Karl Bild, reformatori sllovak Mikulas Dzurinda dhe ekonomisti Anders Aslund .
Senatori amerikan John McCain ka hedhur poshtë ofertën , ndërsa Blair nuk është përgjigjur ende .
Tony Blair që nga viti 2007 kur e ka lëshuar vendin e kryeministrit të Britanisë ka filluar biznes fitimprurës.
“Ai këshillon shumë korporata qeveritare në gjithë botën dhe për një minutë të fjalimit të tij fiton 6 mijë funte”, shkruajnë mediat ruse.
