Posti i gjyqtarit në Shqipëri, i 'traumatizon' mediat e huaja

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Lajmi se në Shqipëri një post gjyqtari kushton deri në 300 mijë euro nuk ka habitur vetëm shqiptarët, por edhe mediat e huaja. Gazeta e njohur ekonomike WirtschaftsBlatt sjell shkrimin e mëposhtëm
Lajmi i mirë? Shqipëria ka vendosur të hetojë korrupsionin në sistemin gjyqësor. Lajmi i keq? Rezultati është katastrofik.
Në fillim të javës, një komision i caktuar posaçërisht nga Kuvendi, publikoi raportin zyrtar për situatën në sistemin e drejtësisë, raporton agjencia Balkan Insight.
Specialistët thonë se praktikat korruptive janë një problem endemik në të gjithë nivelet.
Sipas Transparency International, Shqipëria ka arritur vitin e shkuar të marrë vetëm 33 nga 100 pikë të mundshme.
100 mijë deri në 300 mijë dollarë është çmimi për një post gjyqtari, sipas raportit të komisionit shqiptar.
Për të arritur këtë ndërhyhet direkt në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, që është përgjegjës për postet e gjyqtarëve.
Shuma të mëdha paguhen për t’u zhvendosur nga një gjykatë e vogël në një më të madhe apo për të përshpejtuar procesin e promovimit në gjykata ku ryshfeti është më i madh.
Komisioni për drejtësinë u krijua nëntorin e shkuar. Ai do propozojë një projektligj për reformën e gjyqësorit.
Propozimet përfshijnë depolitizimin e gjyqësorit.
Kryetar i KLD është presidenti, por gjyqtarët e lartë zgjidhen nga parlamenti.