Prishtinë: Falja e namazit të Kurban – Bajramit (Foto)

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Manifestimi qendror për territorin e Kosovës kushtuar festës së Kurban – Bajramit u mbajt sot në mëngjes në xhaminë “Sulltan Mehmet- Fatih” (Xhamia e Madhe), në Prishtinë.
Manifestimi filloi në ora 5:45, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit u mbajt ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga kryeimami i BIK, Sabri ef. Bajgora.
Faljes së namazi të Kurban – Bajramit i priu Resul ef. Rexhepi, ndërsa Hytben – mesazhin, e mbajti myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.