Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu sjelljen e opozitës sot në kuvend e quan spektakël. Sipas tij këto veprime nuk janë shembull i mirë i demokracisë në vend.
Ai tha se nëse këto veprime nga opozita po bëhen me qëllim që të provokojnë zgjedhje atëherë këtë duhet ta thonë hapur.
Sipas tij, është dashtë menjëherë të dëgjohet raportimi i kryeministrit, që është e drejtë ligjore, e pastaj të shkohet me debat.
Ai tha se presin të vazhdojnë seancën, pasi që është detyrë e tyre që ta vazhdojnë.
