Ligji ekzistues për emergjencë nuk përmbush nevojat e përgjithshme të shërbimeve mjekësore. Kështu sot në një takim publik mes mjekëve nga qendra të ndryshme emergjente të Kosovës dhe anëtarë të komisionit për shëndetësi në Parlamentin e Kosovës, u kërkua që ligji i ri, i cili i përmbush nevojat më shumë të votohet dhe të hyjë në fuqi.
Përfaqësuesja e ministrisë së shëndetësisë, Afërdita Hoxha, tha se rregullimi i kësaj çështje është shumë i nevojshëm, në mënyrë që të përmirësohet shëndeti i pacientëve dhe zgjatja e kualitetit të jetës.
Ligji ekzistues për kujdesin shëndetësor emergjent nuk e adreson nevojën për rregullimin e shërbimeve mjekësore emergjente në tri nivelet e sistemit shëndetësor të Kosovës. Rregullimi i kësaj çështje është i domosdoshëm për ofrimin e ndihmës emergjente në minutat e artë në kushte para spitalore dhe spitalore ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit të pacientëve, zgjatjen dhe ngritjen e kualitetit të jetës,uljen e kostos së shërbimeve…adresimi i plotë i çështjes do të duhet të përfshinte ng ritjen e kapaciteteve profesionale në këtë fushë, rritjen e buxhetit dhe krijiminkushteve për ofrimin e kujdesit mjekësor”, tha Hoxha.
Ndërsa, kryetar i grupit punues dhe anëtar i komisionit për shëndetësi në Parlamentin e Kosovës, Hatim Baxhaku tha se duhet të shkurtohet koha nga ndodhja e fatkeqësisë nga 10 minuta në vendet urbane dhe 15-20 minuta në vendet rurale.
“Neve kemi vërejtur disa mangësi në ligj janë sidomos rregullimin me anë të ligjit të funksionimit të sistemit emergjent shëndetësor para spitalor sepse në nivelin e dytë dhe të tretë nuk e besoj që ka shumë paqartësi….kemi vërejtur disa paqartësi sa i përket themelimit të qendrave spitalore emergjente, sa i përket funksionalizimit dhe lidhshmërisë vertikale dhe horizontale…shkurt imi i kohës nga ndodhja e fatkeqësisë apo nevojës për ndihmë emergjente nga realizimi i thirrjes…diku 10 minuta sipas standardeve evropiane në vendet urbane ndërsa 15-20 në vendet rurale”, tha Baxhaku.
I këtij mendimi ishte edhe Basri Lenjani, drejtor i qendrës emergjente QKUK, i cili tha se Kosova duhet të zhvillojë shërbimet emergjente.
“Shërbimet emergjente paraqesin një sistem i cili rregullon ofrimin e kujdesit të emergjencës, rregullon kapacitetet hapësinore, pajisjeve, materialit shpenzues, stafit, çështjen eedukimit dhe trajnimit po ashtu konsiderohet si një çështje komplekse e ndishme që kërkon sistem funksional në të gjitha drejtimet si në aspektin ligjor, ekonomik, etik religjioz…Kosova shumë shpejt dhe duhet të vazh dojë zhvillimin afatgjatë të shërbimeve emergjente mjekësore”, tha Lenjani.
Ndërsa nga qendra emergjente në Gjakovë, i pranishëm ishte mjeku Jeton Vorfi, i cili tha se stafi për shërbime emergjente duhet të jetë staf permanent dhe kujdestari nuk duhet të mbajnë mjekët të cilët janë në stazh.
“Institucionet shëndetësore që ballafaqohen me raste emergjente janë institucione që ballafaqohen me problematikat më të mëdha ekzistuese në shëndetësi…një problematikë e tillë ka ekzistuar gjithmonë përkundër përpjekjeve, trajnimeve të shumta…stafi i cili ofron shërbime emergjente në teren nuk është staf permanent…çdo herë është në lëvizje..në kuadër të shërbimeve urgjente mjekësinë familjare kujdestarojnë edhe mjekët që janë në stazhâ tha Vorfi.
Ndërkaq nga qendra emergjente e Gjilanit, Enver Myrtezi kërkoi që në shërbimet emergjente të futet edhe traumatologjia.
Sipas të pranishmëve, diku 50 mijë pacientë të cilët kërkojnë ndihmë në qendrat emergjente në vend, duhet që të kalojnë në nivelet tjera dhe jo të gjitha në emergjencë.
