Provim pranues në disa fakultete të UP-së, konkursi “racist”

НАЈНОВИ ВЕСТИ

​Studentët e rinj sot i nënshtrohen provimit pranuese në disa fakultete të Universitetit të Prishtinës: “Hasan Prishtina”. Ndërkohë, konkursi i UP-së është quajtur racist.
Me këtë rast, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të vizitojë Fakultetin e Edukimit.
Ndërkohë për konkursin e UP-së, ka reaguar analisti i çështjeve të arsimit, Jusuf Thaçi, i cili ka thënë se konkursi i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” (UP) për pranimin e studentëve në studimet themelore baçelor në vitin akademik 2015/2016, i shpallur më 8 korrik 2015, për fat të keq, ka një pikë e cila është në shpërputhje me parimet universale, ka elemente raciste dhe është në kundërshtim me ligjin e arsimit të lartë dhe me statutin e UP-së.
“Si e tillë, kjo pikë e konkursit të UP-së do duhej të anulohej menjëherë ose nga vet UP-ja, ose nga organet a mekanizmat tjerë ligj-zbatuese. Përveç numrit të përgjithshëm të studentëve që do të regjistrohen në UP këtë vit (7880) në bazë të konkurrencës dhe meritës, konkursi i UP-së parasheh edh e një numër-kuotë për shtetasit e Kosovës të komuniteteve jo-shumicë: boshnjakë, turq, romë, ashkali, egjiptianë dhe kroat (328), të cilët i kanë këto vende të rezervuara dhe konkurrojnë. Sipas tij, kjo pikë e konkursit të UP-së qartazi përcakton kuota etnike dhe si e tillë duhet të anulohet”, ka shkruar ai në rrjetin sociale facebook.