PSG me super ofertë për Tevezin

НАЈНОВИ ВЕСТИ

PSG me super ofertë për Tevezin Pas Atletico Madridit tani edhe skuadra e Paris Saint-Germain ka shfaqur interes për shërbimet e Carlos Tevez. Lojtari argjentinas kaloi formë fantastike duke realizuar 20 gola në Serie A dhe ndihmoi Juventusin të arrijë finalen e Champions. 31 vjeçari ka kontratë me Zonjën e Vjetër deri në vitin 2016, por mediat shkruajnë se PSG ka një super ofertë për atë dhe tanimë ka kontaktuar me agjentin e lojtarit.