Qeveria vonon hartimin e ligjit për investime strategjike

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Përfaqësuesit e qeverisë janë duke u përpjekur për të inkurajuar investitorët e huaj që kapitalin e tyre ta sjellin në Kosovë. Tash së fundmi ekzekutivi ka filluar hartimin e ligjit për investime strategjike por përkundër premtimeve që ky ligj do të përfundoj gjatë këtij muaji, nuk duket të jetë i realizuar. Përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe shoqërisë civile vlerësojnë se një ligj i tillë mund të ndikojë në tërheqje të investimeve por që i njëjti mund të hasë në kundërshtim me direktivat e Bashkimit Evropian.
Visar Azemi, koordinator në KOSID, tha se nuk kanë pasur qasje për të parë draft ligjin, por që sipas tij, ky ligj mund të jetë i rrezikshëm për shkak se mund të bie ndesh me konkurrencën e BE-së.
Azemi: Ligji mund të prodhoj parregullsi karshi konkurrencës
Sokol Havolli, këshilltar për ekonomi i kryeministrit të KosovësIsa Mustafa, tha për KosovaPress se ligji do të përcaktojë fushat, prioritetet dhe projektet strategjike por njëherësh do të eliminojë edhe procedurat e gjata administrative dhe burokratike me të cilat janë përballur investitorët eventual. Ai shtoi se me këtë projektligj parashihet mbështetje, lehtësim, kushte favorizuese dhe përshpejtuese në funksion të arritjes së qëllimit kryesor, tërheqjen e investimeve të huaja.
Havolli poashtu tha se projektligji ende është në fazë konsultative përbrenda institucioneve dhe në ndërkohë në momentin kur të vije koha për në mbledhjen e qeverisë do të ketë edhe konsultime përfshirë edhe me zyrën e BE-së në Kosovë për të adresuar ndonjë vërejtje eventuale që mund të kenë.
Arian Zeka, kryetar i Odës Ekonomike Amerikane, tha për KosovaPress se mbështesin projektligj in por që kanë disa rezerva të cilat do të paraqesin gjatë diskutimeve publike.
Ky projektligj ishte premtuar nga vetë kryeministri Isa Mustafa se do të procedohet në kuvend në fillim të shtatorit, por që ende nuk është hartuar në tërësi.