QKUK: Vazhdon mjekimi i pesë të aksidentuarve në trafik

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) njofton se është duke vazhduar mjekimi i pesë pacientëve të pranuar mbrëmë si pasojë e aksidentit të trafikut.
6 nga të aksidentuarit tjerë pasi kanë kryer të gjitha ekzaminimet mjekësore janë lëshuar në shtëpi, njofton Zyra e informimit në QKUK.
Aktualisht në Klinikën e Ortopedisë janë duke u trajtuar 4 pacientë, H. S (1934) F.H(1958) R. B (1980) A. D (1986). Derisa në Klinikën Emergjente ende po vazhdon mjekimi i pacientes H. G(1986).
Klinika Emergjente njofton opinionin se përkundër mbingarkesës që ka pasur natën e mbrëmshme, ndihma mjekësore u është ofruar të gjithë të aksidentuarve duke kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme mjekësore.
Në bazë të planit për emergjenca të QKUK-së në rastet kur Klinika Emergjente ka mbingarkesë, rastet pranohen edhe në hapësirat e tjera të QKUK-së ku angazhohet edhe stafi tjetër kujdestar dhe ai në gatishmëri. QKUK kërkon nga mediet më shumë korrektësi dhe në rastet e tilla të kontaktohen përgjegjësit e informimit sikurse në rastin e kontaktimit të Policisë së Kosovës.