Reagimet për planin e Brukselit për refugjatët

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Shefi i agjencisë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për refugjatë ka deklaruar se është i dëshpëruar për faktin se plani i Bashkimit Evropian për të ndihmuar valën e refugjatëve nuk ka arritur të hap më shumë rrugë ligjore për hyrjen e tyre në Evropë.
Antonio Guteresh në parim përshëndeti planin e unionit për shpërndarjen e 120 mijë refugjatëve dhe për të shtuar ndihmat për shtetet fqinje të Sirisë, prej nga vijnë pjesa më e madhe e refugjatëve që muajve të fundit kanë hyrë në Greqi dhe Turqi.
Guteresh theksoi se duhet të bëhet më shumë për përmirësimin e kushteve në objektet për pranim dhe regjistrimin e mesatarisht 5 mijë personave, të cilët po hyjnë për çdo ditë në Evropë.
Shërbimi i Gutereshit vlerësoi se programi i Bashkimit Evropian është i kufizuar në krahasim me nevojat dhe bëri thirrje për rritjen e mundësive ligjore për qasjen e refugjatëve në territorin e Bashkimit Evropian.
Ndërkohë, vala e refugjatëve të ri, të cilët po hyjnë në Evropë, po vazhdon. Austria ka njoftuar sot do të vazhdojë edhe për 20 ditë tjera masat e kontrollit në kufi, të cilat Vjena i riktheu javën e kaluar dhe se për këtë sot ka njoftuar Komisionin e Evropës.
Policia hungareze ka njoftuar sot se ka nisur procedurat ligjore kundër 8100 refugjatëve të ri, të cilët kanë hyrë në territorin hungarez, ndërsa autoritetet kroate kanë theksuar se që nga fillimi i krizës, në Kroaci kanë hyrë mbi 55 mijë refugjatë, me 9 mijë prej tyre që kanë hyrë vetëm gjatë 24 orëve të fundit.
Në Paris, Kryeministri i Francës, Manuel Valls, bëri të qartë se vendi i tij ka ofruar që të pranojë 30 mijë refugjatë dhe se nuk do të shkojë përtej kësaj shifre.