Regjisori i "The Simpsons" sot prezanton punën e tij 26 vjeçare

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Skenaristi dhe regjisor amerikan, Mike Reiss sot do të flas sot në Pejë për përvojën e tij 26 vjeçare në “The Simpsons”, dhe do të prezantoj disa klipe të animuara.
Ai vjen si mysafir i edicionit tw gjashtë të Anibarit që po mbahet nga 20 deri mw 26 gusht. Mike Reiss wshtw producent dhe skenarist i serialit të famshëm të animuar, “The Simpsons”.
Meet ka aterruar dje në Kosovë, ndërsa sot do të prezantohet tek media kosovare në një konferencën për shtyp. Më pas në Meet the filmmakers do të mbahet prezantimi i “The Simpsons Backstage Tour”, ku Mike Reiss do të tregoj për përvojën e tij 26 vjeçare me serialin dhe do të prezantoj disa klipe të animuara.
Hyrja në këtë prezantim është falas, po për ta ndjekur prezantimin duhet të regjistroheni online për ta rezervuar vendin.
Një nga aktivitetet më interesante dhe më të rëndësishme të festivalit, është në ditën e diel, ku Mike Reiss do të mbajë masterclass për “mjeshtërinë e të shkruarit”, me ç’rast ai do të ndajë me pjesëmarrësit mënyrën e tij të shkruarit, dhe do t ë mbajë ligjëratë mbi specifikat dhe problematikat e tij në të shkruar si një skenaristi dhe regjisor me përvojë 26 vjeçare.
Mike gjatë masterklasës po ashtu do të jap sugjerime dhe këshilla dhe do të përqendroj vëmendjen në teknikat më të rëndësishme për një shkrim sa më të mirë. Po ashtu, do të ketë një hapësirë për pyetje dhe përgjigje nga pjesëmarrësit e masterklasës.
Kjo master klasë mbahet në kinemanë Jusuf Gervalla dhe është e hapur për pjesëmarrësit