Rezolutë për Haradinajn

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Kuvendi i Kosovës sot ka miratuar një rezolutë për rastin Haradinaj, kjo pas ndalimit të tij në Lubjanë, sipas një ftelarresti të lëshuar nga Serbia.
Rezoluta ka kaluar përkundër kundërshtimit që i kanë bërë asaj Kryeministri Mustafa dhe Zv. kryeministri Thaçi.
65 deputetë kanë votuar për, 8 kanë abstenuar, ndërkaq askush nuk ka votuar kundër.
Rezuluta e punuar në harmonizimi më gjithë deputete e Kuvendit përmban tri pika , ku përfshihet të kërkohet nga Sllovenia pa asnjë kusht të i kthehet pasaporta diplomatike Ramush Haradinajt dhe të lejohet që Haradinaj të kthehet. Po ashtu me këtë rezolutë Qeverisë Kosovës i kërkohet që të flas urgjentisht me Brukselin dhe të bëjë pastrimin e listave.Ndërkaq pika që zgjoi shumë diskutim ishte pika e tretë ku kërkohej që Qeveria e Kosovës t’i vëjë notë proteste shtetit të Sllovenisë.
Ndryshe kjo resolute u votua për here të dytë sepse herën e pare kishte mungesë koreumi.
Ndërkaq tani po vazhdon senca e rregulltë./ 21MEDIA