Reperi amerikan, Rick Ross, është arrestuar të mërkurën nën akuzën se ka përdorur marihuanë, raportojnë mediat amerikane.
Një polic raportohet se kishte hetuar erën e marihuanës nga vetura e reperit, Bentley, pasi e ndali atë për shkak të xhamave të errët.
39-vjeçari, emri i të cilit është William Leonard Roberts II, momentalisht është në burgun e Fayette County në Georgia, Amerikë.
Kjo nuk është hera e parë që Ross është arrestuar. Ai u arrestua edhe qershorin e kaluar për shkak të përdorimit të marihuanës. Atëkohë ishte lëshuar pasi pagoi 1 mijë dollarë dorëzani.
