Rifillojnë luftimet në Ukrainë, 8 ushtarë të vrarë gjatë 24 orëve të fundit

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Tetë ushtarë ukrainas janë vrarë, ndërsa 16 të tjerë janë plagosur, si pasojë e luftimeve mes forcave të qeverisë dhe separatistëve pro-rusë, gjatë 24 orëve të fundit në lindje të Ukrainës.
Siç njoftuan autoritetet ukrainase, ishin këto luftimet më të ashpra që nga fundi i muajit shkurt. Këshilli i Ukrainës për Siguri dhe Mbrojtje akuzoi forcat separatiste se po shfrytëzojnë armatim të kalibrit mbi 152 milimetra, i cili është i ndaluar me marrëveshjen paqësore, të nënshkruar në fund të shkurtit në Minsk. Autoritetet në Kiev theksuan se me sulmet e fundit, separatistët pro-rusë po tentojnë të shkatërrojnë marrëveshjen paqësore dhe të rindezin konfliktin.
Sipas marrëveshjes paqësore, të nënshkruar në Minsk, që të dy palët e përfshira në konflikt duhet të tërheqin armatimin e rëndë nga vijat e frontit, por vëzhguesit e huaj, të cilët po monitorojnë situatën, në vazhdimësi kanë raportuar për shkelje të marrëveshjes.
Që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë, në prill të vitit 2014, sipas të dhënave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara janë vrarë mbi 6500 persona./21Media