Rita Ora me shkollë arti në Kosovë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Në një intervistë të dhënë për revistën “Glamour”, Rita Ora ka shprehur dëshirën për të hapur një shkollë arti në Kosovë. Këngëtarja në partneritet me UNICEF-in po planifikon të ndërtojë shkollë të arteve skenike në Kosovë, të cilën revista amerikane e konsideron si një shtet që është ende i trazuar pas luftërave ballkanike të viteve ‘90-të.
Shkolla skenike ka të bëjë me format e artit në të cilën artistët përdorin zërin e tyre apo edhe lëvizjet e trupit që përfshijnë vallëzimin, muzikën, operan, teatrin, pantomiminë, teatrin e kukullave, recitim e të tjera.