Rrëzohet një helikopter i situatave emergjente i Malit të Zi

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Një helikopter i cili përdorej për shuarjen e zjarreve ka rënë sot në kufirin e Malit të Zi me Shqipërinë.
Sipas një deklarate me shkrim nga Ministria e Punëve të Brendshme të Malit të Zi mësohet se helikopteri ishte në pronësi të Ministrisë dhe përdorej për situata emergjente. Në deklaratë thuhet që helikopteri ka rënë mbi liqenin e Shkodrës.
Helikopteri i tipit AT802A ka rënë gjatë kohës që është ulur për të mbushur kovën e madhe me ujë, ndërkohë piloti ka shpëtuar pa marrë asnjë plagë.
Nga ana tjetër në deklaratë thuhet se kanë nisur hetimet në lidhje me ngjarjen në fjalë. Pas përfundimit të hetimeve thuhet në deklaratë do të njoftohet për shkaqet e rrëzimit të helikopterit.