Rritje e madhe e numrit të njerëzve të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Një raport i UNHCR-së, i publikuar sot, tregon se zhvendosja nga luftërat, konflikti dhe persekutimi në mbarë botën është në nivelet më të larta të regjistruara, dhe se është në rritje.
Raporti i ri vjetor i UNHCR-së “Trendet Globale” flet për rritje të madhe të numrit të njerëzve të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre. Rreth 59.5 milion njerëz të zhvendosur me forcë ishin në fund të vitit 2014, në krahasim me 51.2 milion një vit më parë, dhe 37.5 milion një dekadë më parë. Rritja nga viti 2013 ishte më e larta e raportuar ndonjëherë për një vit të vetëm.
Rritja më e madhe ka qenë që në fillim të vitit 2011, kur në Siri shpërtheu lufta, duke e bërë atë vendin më të madh të zhvendosjes në botë. Në vitin 2014, një mesatare prej 42.500 njerëz u bënë refugjatë, azilkërkues, ose të zhvendosur, duke përfaqësuar një rritje të katërfishtë në vetëm katër vjet. Në gjithë botën, tani një në çdo 122 njerëz është refugjat, ose i zhvendosur, ose në kërkim të azilit. Po të ishte kjo popullsia e një vendi, atëherë ajo do të ishte e 24-ta më e madhe në botë.
“Ne jemi dëshmitarë të një ndryshimi paradigmë, një rrëshqitje e pakontrolluar në një epokë në të cilën shkalla e zhvendosjes së detyruar globale është e madhe, kurse përgjigja e kërkuar në mënyrë të qartë është më e pakëta e parë deri më tani”, tha Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Antonio Guterres. “Është e tmerrshme që në njërën anë ka gjithnjë e më shumë mosndëshkim për ata që nisin konfliktet, dhe nga ana tjetër, ka në dukje paaftësi të plotë të komunitetit ndërkombëtar për të punuar së bashku për të ndaluar luftërat dhe për të ndërtuar e ruajtur paqen”.
Raporti i UNHCR-së tregon se nga rajoni në rajon, numri i refugjatëve dhe i personave të zhvendosur brenda vendit është në rritje. Në pesë vitet e fundit, së paku 15 konflikte kanë shpërthyer apo janë rindezur: shtatë në Afrikë (Bregun e Fildishtë, Republikën e Afrikës Qendrore, Libi, Mali, verilindje të Nigerisë, Sudanin e jugut dhe këtë vit në Burundi); tre në Lindjen e Mesme (Siri, Irak dhe Jemen); një në Evropë (Ukrainë) dhe tre në Azi (Kirgistan, në disa zona të Myanmar dhe Pakistan). Pak nga këto kriza janë zgjidhur dhe shumica nga ato ende gjenerojnë zhvendosje të reja. Në vitin 2014 vetëm 126.800 refugjatë ishin në gjendje të kthehen në vendet e tyre, që paraqet numrin më të ulët në 31 vitet e fundit.
Ndërkohë, situatat e paqëndrueshme dhe konfliktet për dekada në Afganistan, Somali dhe gjetkë do të thotë se miliona njerëz nga këto vende mbeten ose në lëvizje, ose – gjithnjë e më shpesh – të bllokuar për vite në margjina të shoqërisë dhe në mes të pasigurisë paralizuese për të qenë të zhvendosur apo refugjatë për kohë të gjatë. Ndër pasojat e fundit dhe shumë të dukshme të konflikteve në botë dhe vuajtjeve të tmerrshme që ato shkaktojnë, ka qenë rritja dramatike e numrit të refugjatëve, që kërkojnë siguri, duke ndërmarrë udhëtime të rrezikshme në det, në Mesdhe, në Gjirin Aden dhe Detin e Kuq, dhe në Azinë Juglindore.
Raporti i UNHCR-së “Trendet Globale” njofton se vetëm në vitin 2014, u detyruan të zhvendoseshin 13.9 milion njerëz – numër për katër herë më i madh se sa në 2010. Në botë kishte 19.5 milionë refugjatë (nga 16.7 milion në vitin 2013), 38.2 milion ishin të zhvendosur brenda vendeve të tyre (më tepër se sa 33.3 në 2013), dhe 1.8 milion njerëz ishin në pritje të përgjigjes të kërkesave për azil (në krahasim me 1.2 milion në 2013).
Siria është gjeneruesi më i madh në botë i personave të zhvendosur brenda vendit (7.6 milion) dhe i refugjatëve (3.88 milion në fund të vitit 2014). Afganistani (2.59 milion) dhe Somalia (1,1 milion) janë vendet pasuese si burim më i madh i refugjatëve.
Edhe në mes të rritjes së tillë të madhe në numër, shpërndarja globale e refugjatëve mbetet shumë anuese më tepër nga vendet më pak të pasura kundruall vendeve të pasura. Gatise nëntë nga 10 refugjatë (86 për qind) ishin në rajone dhe vende që konsiderohen me ekonomi më pak të zhvilluar. Një e katërta e plotë e të të gjithë refugjatëve ishin në mesin e listës së vendeve më pak të zhvilluara të OKB-së.
Evropë (51% më shumë)
Konflikti në Ukrainë, një rekord i kalimit të Mesdheut i 219,000 vetave, dhe numri i madh i refugjatëve sirianë në Turqi – që në vitin 2014 u bë kombi më i madh në botë i strehimit të refugjatëve me 1.59 milion refugjatë sirianë, në fund të vitit – solli vëmendjen e shtuar të publikut, si pozitive edhe negative, të pyetjeve që kanë të bëjnë me refugjatët. Në BE, shumica e kërkesave për azil kanë qenë në Gjermani dhe Suedi. Në përgjithësi, numri i zhvendosjes së detyruar në Evropë arriti 6,7 milion në fund të vitit, në krahasim me 4.4 milion në fund të vitit 2013, dhe me pothuajse një e katërta e këtyre ishin sirianë në Turqi./ 21MEDIA