Rusia dhe OKB-ja do të krijojnë një fondacion të përbashkët

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Kombet e Bashkuara (OKB) dhe Rusia nënshkruan një marrëveshje për krijimin e një fondacioni të përbashkët.
Në një takim të mbajtur sot mes ministrit të Jashtëm rus, Sergej Lavrov dhe zëvendës Sekretares së Përgjithshme të OKB-së dhe Shefes së Programit të Zhvillimit të OKB-së, Helen Clark u nënshkrua një marrëveshje mes Rusisë dhe OKB-së për krijimin e një fondacioni të përbashkët prej 25 milionë dollarësh.
Palët kanë theksuar se burimet e fondacionit do të përdoren për të siguruar mbështetje financiare ndaj vendeve fqinje të Rusisë.
Në një deklaratë të bërë nga Ministria e Jashtme e Rusisë theksohet se Rusia e cila siguron mbështetje financiare me ndërmjetësimin e programit të zhvillimit të OKB-së ndaj vendeve si Taxhikistani, Kirgistani, Armenia dhe Bjellorusia me ndihmën e këtij fondacioni ajo do të zgjerojë edhe më tej ndikimin e saj tek vendet fqinje.
-Vendosja e raketave në kufirin rus-
Në një deklaratë Departamenti i Shtypit dhe Informacionit të Ministrisë së Jashtme ruse ka reaguar për njoftimin e Pentagonit në lidhje me vendosjen e raketave në afërsi të kufirit rus të cilat janë të ndaluara në kuadër të marrëveshjes mbi Kufizimin e Armëve Nukleare me Rreze të Mesme dhe të Shkurtër, raporton (AA).
Në deklaratën e ministrisë i është bërë thirrje SHBA-së që të sigurojë zbatimin e plotë të kësaj marrëveshjeje dhe të mos rrezikojë vlefshmërinë e këtij dokumenti.