S'ka rezultat nga takimi i liderëve politikë të Maqedonisë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Ka përfunduar pa marrëveshje takimi i liderëve të Maqedonisë i mbajtur mbrëmë në Bruksel.

Liderët nuk kanë arritur marrëveshje rreth çështjeve kyçe, formimin e Qeverisë teknike dhe bartësin e postit të kryeministrit në atë Qeveri.
Bisedimet mes 4 liderëve politikë zgjatën rreth 12 orë me ndërmjetësim të euro-komisarit Johanes Han. Ende nuk dihet se si do të zhvillohen tentativat për zgjidhjen e krizës më tej.
“Bisedimet kanë qenë të hapura dhe të detajizuara, por nuk kanë sjellë një Marrëveshje konkrete. Bashkimi Evropian i mbështet të gjitha palët që në interes të shtetit të tyre dhe qytetarëve të tyre pa humbur kohë të arrijnë një kompromis të qëndrueshëm politik dhe të dalin me propozime konkrete për këtë qëllim, duke u bazuar në Marrëveshjen e arritur më 2 qershor në Shkup”, thuhet në komunikatën zyrtare të lëshuar nga zyra e Komisionerit Han.
Komisioni Evropian thekson se mbetet i përgatitur për të ndihmuar në diskutime p+r tejkalimin e krizës.