Alarmohet komisioni për Mbikqyrjen e Agjencisë Kosovare të Intelegjencës për rrjedhjen e dosjeve sekrete të pjesëtarëve të FSK-së. Ky komision dyshon se këto sekrete mund të kenë rrjedhur nga ish- zëvendësministrat serbë të FSK-së. Komisioni për mbikqyrjen e AKI-së do t’i ftojë për raportim për këtë çështje ministrin e FSK-së, Haki Demolli dhe drejtorin e AKI-së, Agron Selimaj./21Media
