SHBA: Aeroplani rrëzohet mbi një shtëpi, së paku tre të vdekur

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Tre udhëtarë të një aeroplani të vogël kanë humbur jetën, pas rrëzimit të tij mbi një shtëpi në Plejnvill, në jugperëndim të Bostonit.
Policia në Masaçusets njoftoi se si pasojë e kësaj fatkeqësie kanë humbur jetën tre udhëtarë të aeroplanit, dy të rritur dhe një i mitur.
Një zyrtar njoftoi se aeroplani ka rënë mbi një shtëpi dykatëshe. Familja që jeton në shtëpi arriti të largohet me kohë nga objekti, pasi që shtëpia u kaplua nga zjarri.
Ekipet e zjarrfikësve kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po tentojnë të shuajnë tri zjarre, të cilat shpërthyen pas rrëzimit të aeroplanit./21 Media/