Nëntë persona u vranë në një kishë afro-amerikane në SHBA, njoftoi sot media amerikane.
”Vrasjet ndodhën në kishën episkopale ‘Emanuel African Methodist’ në Charleston, Karolina e Jugut”, njoftoi CNN.
Policia bëri të ditur se tetë persona vdiqën në vendin e ngjarjes, në ndërkohë që i nënti vdiq në spital.
”Vrasësi i dyshuar ishte rreth të njëzetave dhe është ende në kërkim, ai është mjaft i rrezikshëm”, tha shefi i policisë së Charlestonit.
“Ishte një skenë e rëndë… personi hyri në kishë dhe filloi të qëllojë”, tha pastori Thomas Dixon. / 21MEDIA
