Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, ka paralajmëruar se do të emërojë Erik Faningun për funksionin e sekretarit të forcave tokësore dhe nëse senati amerikan miraton emërimin e tij, atëherë ai do të jetë homoseksuali i parë i deklaruar publikisht që të do të ushtrojë një funksion kaq të lartë në Pentagon.
Si ekspert për mbrojtje dhe siguri kombëtare, Faning gjatë 25 viteve të fundit ka ushtruar funksione të ndryshme në Kongres dhe Pentagon.
Në kumtesën e tij, Obama deklaroi se Faning sjell me vete vite të tëra të përvojës dhe aftësi të mrekullueshme si udhëheqës.
Faning një kohë ka qenë anëtar i Këshillit Administrativ të Fondit për Fitoren e Homoseksualëve dhe Lesbikeve, organizatë kjo që lufton për përfshirjen më të madhe të pjesëtarëve të këtij komuniteti në të gjitha nivelet e qeverisjes.
Aktivistët vlerësojnë se emërimi i një personi për një funksion kaq1 të lartë, i cili nuk fsheh orientimin e tij homoseksual, është një përparim i rëndësishëm në mbrojtjen e të drejtave të pjesëtarëve të këtij komuniteti, të cilët shërbejnë në ushtrinë amerikane.
Mandati i Obamës në Shtëpinë e Bardhë do të mbahet në veçanti në kujtesë për shkak të vendimit për të shfuqizuar politikën “mos pyet, mos fol”, me të cilën ushtarëve amerikanë me orientim homoseksual ju ndalohej që të flisnin publikisht për këtë./21Media
