SHBA thirrje Rusisë dhe Iranit

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Sekretari amerikan i shtetit, Xhon Keri, u ka bërë thirrje Rusisë dhe Iranit që të ndihmojnë me përpjekje diplomatike për ndaljen e luftës katërvjeçare në Siri.
Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të angazhohen në dialog për promovimin e marrëveshjes së paqes, me të cilën do të parashihej largimi i presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, ka thënë Keri.