greke ka arrestuar 17 persona, mes të cilëve 13 shqiptarë, të cilët akuzohen si përgjegjës të qindra vjedhjeve në shtetin helen.
Sipas mediave vendase, të gjithë të arrestuarit ishin pjesë e një bande xhepistësh të cilët vidhnin qytetarët e Athinës nëpër metro.
Banda vepronte në grupe prej 4-5 personash të organizuar të cilët aktivitetin kryesor kishin vjedhjen e portofolave dhe sendeve të tjera me vlerë kryesisht në metrotë e Athinës
Në cilësinë provave materiale, policia ka sekuestruar 20 laptopë, 142 portofola, dhjetëra telefona celularë dhe 9600 euro pajisje të tjera elektronike.
Policia ka shpallur në kërkim edhe 20 persona që mendohet se janë pjesë të grupit.
