Shkenca thotë: Pse është mirë të shani?

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Ndoshta të sharit mund të jetë e mirë pasi zvoglon stresin dhe dhimbjen, por megjithatë nuk është e kulturuar.
Por hulumtimet shkencore kanë vërtetuar se sharja nganjëherë është e mirë, transmeton “Elit Dejli”.
Shkencëtarët kanë testuar një kohë të gjatë 67 studentë se sa kohë mund t’I mbajnë duartë në ujë të akulltë. Një grupi i është lejuar të shajnë kurse tjetrit jo.
Ata që guxonin të shanin duruan 40 sekonda ujin e akulltë kurse gjysma tjetër as gjysmen e kohës.
Riçard Stiven , njeriu kryesor i këtij projekti ka thënë se kur lëndohemi duhet të shajmë patjetër sepse kjo e zvogëlon dhimbjen!
Stiven ndërkaq preferon se kur njeriu është agresiv është më mirë të shajë brenda përbrenda vetes që të mos shkaktojë tollovi të panevojshme.
Shkecëtarët thonë se nëse shanë kjo nuk don të thotë se jeni i marrë dhe rrugaç. Shkenca ka vërtetuar se sharja nuk ka lidhje me shkallën e intelegjencisë e të edukatës, sepse të gjitha shtresat shajnë në momente të caktuara të jetës. Por, thuhet megjithatë se më shpesh shajmë kur jemi me njerëzit me të cilët jemi më shumë në shoqëri.
Por, studimi thotë se sharjet nuk janë aspak kulturë por qe, njerëzit i duan, madje nuk janë të kënaqur nëse përcjellin seriale televizive që nuk kanë sharje, sepse sipas tyre, ato seriale janë disi sterile dhe joreale!
Sharjet na ndihmojnë në raste të krizës gjatë jetës, siç janë divorci, humbja e vendit të punës, mosmarrëveshjet etj.
Megjithë faktin se sharjet janë të pahijshme, ato në njëfarë mënrye edhe i afrojnë njerëzit sepse janë shenj e një sinqeriteti dhe relaksimi.
Me një fjalë, shkenca vërteton se sharja është njëfarë “ventili” për të përzënë nga vetëvetja ndjenjat negative që kaplojnë njeriun.
Sharja nëse bëhet pjesë e të folurit të përditshëm dhe kur njerëzit i pëdorin ato në vend të pikës dhe presës, atëherë kjo është shenj e varfërisë së fjalorit, por kjo nuk vlen për ata njerëz që shajnë herë pas here. Sepse sharjet për këta të fundit mund të jenë shenj e sigurtë e kreativitetit, sidomos nese i kanë versionet e veta të të sharit.
Doktor Stiven, që u muar më çështejn e të të sharit, mendon se sharja njerëzve u jep vetëbesim që i bën madje më tërheqës…/ 21 Media