Shoqata e bursistëve Chevening në Republikën e Maqedonisë, në bashkëpunim me Ambasadën britanike në Shkup neser organizon konferencë “Themelimi i lirisë civile ” nga Magna Carta deri në Karta Maqedoni” për të shënuar përvjetorin e 800 nga themelimi i lirisë civile.
Ngjarjen zyrtarisht do ta hapin Ministri i Drejtësisë i Republikës së Maqedonisë Adnan Jashari dhe ambasadori britanik në Maqedoni, Charles Garrett. Folësi kryesor i këtij manifestimi do të jetë Mark Gill, Drejtori Ekzekutiv i Komitetit të 800 Magna Carta.
Në këtë manifestim folës të tjerë do të jenë gjithashtu edhe z. Gordan Kallajxhiev, profesor në Fakultetin Juridik Justinian i parë në Shkup dhe Natasha Gaber-Damjanovska, Gjyqtar Kushtetuese dhe ish-bursiste Chevening.
