Mbrëmë në Shkup u organizua një ceremoni e hapjes solemne të TV21 në Maqedoni. Aty pos shumë të ftuarëve ishin të pranishëm edhe figurat kryesore politike të Maqedonisë, të subjekteve politike, elita akademike, kulturore, si dhe presidenti i Maqedonisë Gjorgji Ivanov, kryeparlamentari Trajko Veljanovski, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, lideri BDI Ali Ahmeti e tjerë.
Afërdita Saraçini Kelmendi, drejtore e Kompanisë 21 Media duke i përshëndetur të pranishmit në këtë solemnitet ndër të tjera ka thënë:
“Tv 21 nuk komenton, Tv 21 nuk anon, Tv 21 do të jetë dritare e hapur për të gjithë”./ 21 MEDIA
