Nën moton “Në qytet pa automjete” në Shkup u mbajt parada me biçikleta në kuadër të Javës Evropiane të Mobilitetit. Aktivitetet u bënë nën organizim e Delegacionit të Bashkimit Evropian, Qytetit të Shkupit dhe Ministrisë për Ambient Jetësorë dhe Planifikim Hapsinorë, raporton Anadolu Agency.
Në paradën me biçikleta morën pjesë rreth një mijë qytetarë duke shprehur kështu vullnetin e tyre për ngritje të vetëdijes publike për vlerat që i ka shfrytëzimi i këtij transporti. “U paraqita për pjesmarrje sepse është interesnte, dhe rregullisht ngas biçikletë” tha për Anadolu Agency (AA) Petar Petrushev.
“Shkupi ka konfiguracion të shkëlqyeshëm dhe mundet shpejtë dhe lehtë të përdoret biçikleta“, tha për AA, zëvendës ministri për Ambient Jetësorë, Stevo Temelkovski, duke shtuar se qytetarët duhet të fitojnë shprehi për përdorim të biçikletës shkaku i ruajtjes së ambientit. Në këtë eveniment ishte i pranishëm edhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski.
“Qëllimi i këtij eventi është ngritja e vetëdijes te qytetarët për përdorimin e biçikletës, dhe njëkohësisht të ngrihet vetëdija te përdoruesit e automjeteve në mënyrë që të respektojnë këtë kategori në komunikacion” tha ai.
Qytetarët të cilët kishin ardhur të shënojnë këtë ditë, në bisedë për Anadolu Agency, thanë se biçikleta si mjet transporti, ruan ambientin jetësorë dhe njëkohësisht është edhe mjet ekonomik.
“Erdha të bëj pak sport, të shoqërohem“,tha nxënësi Omer Azemi.
Tea Stojmenova, kishte ardhur me shoqet e saja, ndërsa siç tha, vozitja e biçikletës është argëtuese dhe mënyrë e shëndetshme e të jetuarit. “Rregullisht ngasim biçikletë, është e shëndetshme por edhe argëtuese” tha ajo.
Kjo është hera e gjashtë që Shkupi mer pjesë në shënimin e “Javës Evropiane të Mobilitetit” të cilës këtë vit i janë bashkangjitur edhe 14 qytete të tjera nga Maqedonia.
