Shkurte Fejza e zhgënjyer: Politikanët po duan të bëhen artistë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Këngëtarja e muzikës popullore , Shkurte Fejza, nuk është ftuar sot në ceremoni e varrimit të heroit të kombit, Isa Boletini. Lidhur me këtë, ka reaguar këngëtarja kosovare, duke drejtuar  disa akuza në drejtim të përgjegjësve të organizimit të sotëm në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.
Shkurte Fejza ka thënë për gazetën “Zëri” se, organizimet e tilla pa prezencën e artistëve janë jo të mira.“Ka qenë edhe rasti i Ismail Qemajlit që Edi Rama i merr arsitës nga Shqipëria dhe neve nuk na ftojnë. Unë i kam kënduar Isa Boletinit dhe gjithë heronjve të Kosovës dhe shqiptarisë. Nuk kam ndonjë adresim të sakt, por më vjen keq prej njerëzve të tillë. Këto data kanë rëndësi dhe njëherë ndodhin dhe kanë rëndësi të madhe. Pra, duhet me pas një anë formale dhe me i dhënë madhështi”, ka thënë ajo.
Sipas Fejzës, politikanët po përzihen edhe në çështjen e artistvë. “Deshën apo s’deshën të pranojmë, duhet ta kthejnë kryet edhe nga arstitat sepse jemi ne atë që pjesën madhështore mundemi t’ia japin ne. Por nuk e di, këtu edhe politikanët po dojnë të bëhen artista. Është gjynah prej vet emrit prej figurës së Isa Boletinit që mos t’i ipet madhështinë e duhur, atë që e meritoi ai”, është shprehur ajo.