Policia britanike në Birmingem ka arrestuar katër shtetas holandez sit ë dyshuar se kanë shpërndarë drogë duke shfrytëzuar veturat e ndihmës së shpejtë.
Siç transmeton AP, “tabela mjekësore” është zbuluar nga një aksion i përbashkët i policisë holandeze dhe asaj britanike.
Në veturat e rrejshme të ndihmës së shpejtë janë gjetur 270 kilogramë heroinë, kokainë dhe amfetaminë të fshehura në pjesë të ndryshme e që në treg vlera e tyre arrin deri në 10 milionë euro.
Në aksionet e ngjashme të Policisë në Holandë janë zbuluar edhe 10 autoambulanca të rrejshme.
