Shqipëri, 1 i vdekur 3 të plagosur

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Një person rreth moshës 35-vjeçare ka humbur jetën tragjikisht i përplasur nga një makinë. Mbrëmjen e djeshme një mjet i paidentifikuar në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të Urës së Dajlanit ka aksidentuar me pasojë vdekje një këmbësor të paidentifikuar, rreth 35 vjeç, i gjinisë mashkull.
Viktima është dërguar në morgun e qytetit të Durrësit në pritje për t’u identifikuar. Ndërkohë nga ana e uniformave blu vijojnë ende hetimet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit” . Një aksident me pasojë tre të plagosur ka ndodhur në autostradën Tiranë- Durrës,shkruan Shekulli.
Pasditen e djeshme, dy mjete janë përplasur mes tyre, duke shkaktuar djegien e një automjeti tip Benz. Nga ana e uniformave blu u bë arrestimi në flagrancë i Ermelindo Qendros, 23 vjeç, banues në Tiranë dhe Abdyl Alushit, 59 vjeç, banues në Durrës.