Të gjithë infermierët në Shqipëri do t’i nënshtrohen testimit më 24 dhe 25 korrik.Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë.
Testimi i shumëpërfolur i infermierëve do të zhvillohet sipas urdhërit të Ministrisë së Shëndetësisë.
Testimi do të bëhet pas betejës në Gjykatën Administrative të Apelit e cila rrëzoi padinë e Urdhërit të Infermierit, duke e konsideruar si të ligjshëm urdhërin e Ministrisë së Shëndetësisë për testimin e infermierëve.
