Shqipëri: Nis numërimi i votave

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Edhe pse me një orë vonesë, tashmë ka nisur numërimi i votave që do të shpallin 61 kryebashkiakët e rinj.
KQZ për herë të parë në Shqipëri ka nisur të japë rezultatet më shpejtë se në zgjedhjet e kaluara lokale.Dhe kështu KQZ ka nisur publikimet e para online të rezultateve zyrtare, të cilat ju mund ti përcjellni në linkun zyrtar, që mund ta klikoni më poshtë:
http://results.cec.org.al/Results/LocalMayor?cs=sq-AL&r=r&rd=r1
Janë gjithsej 5301 qendra votimi të ngritura në të gjithë vendin.
Votat do të numërohen në 90 Komisione të Zonave të Administrimit Zgjedhor me 720 komisionerë.
3 milionë e 370 mijë shqiptarë u thirrën për të votuar për 63 parti politike, 37 prej të cilave ishin të grupuara në koalicionin e majtë Aleanca për Shqipërinë Europiane dhe 15 në koalicionin opozitar të djathte, Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet.
Jashtë koalicioneve garuan 11 subjekte politike. Këto janà « zgjedhjet e para që zhvillohen pas ndarjes së re territoriale që e vendosi ne harten administrative 61 bashki, nga 365 njësi vendore që ishin më parë.