Shqipëri: Partitë seriozisht minuan procesin zgjedhor

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Koalicioni për Zgjedhje të Lira e të Ndershme e për Demokraci të Qëndrueshme (KZLNDQ) paraqiti sot raportin e tij të parë të ndërmjetëm në lidhje me zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore të datës 21 Qershor 2015. Ky raport përmban analizën e të dhënave të mbledhura nga 90 vëzhguesit afatgjatë të stacionuar pranë 90 zonave të administrimit zgjedhor në të gjithë Shqipërinë.
Mirela Arqimandriti, drejtuese e skuadrës së KZLNDQ-së dhe Dhimtër Gjodede, koordinator i vëzhguesve afatgjatë thanë se zëvendësimi i vazhdueshëm i Komisionerëve të KZAZ-ve mbetet shqetësues.
Gjatë 17 ditëve të para të Qershorit u zëvendësuan 79 komisionarë. Partia Socialiste (PS) ka bërë më shumë zëvendësime – 47 në total, duke u ndjekur nga Partia Demokratike (PD) me 20 zëvendësime, Partia Republikane (PR) me 9 zëvendësime dhe Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) me 3 zëvendësime.
Nga ana tjetër si problem është parë edhe fakti se liderët e tri partive kryesore dominojnë podiumet duke eklipsuar kandidatët në garë, ndërsa anëtarët në listat për këshillat bashkiakë mbeten në hije dhe nuk promovohen aspak.
Koalicioni për Zgjedhje të Lira e të Ndershme e Demokraci të Qëndrueshme (KZLNDQ) është një koalicion i pavarur, jopartiak, i krijuar me qëllim nxitjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në votime dhe vëzhgimin e proceseve zgjedhore. KZLNDQ, përbëhet nga 30 organizata partnere dhe nga qindra vullnetarë në të gjithë Shqipërinë.