Shtohet kujdesi ndaj varrezave të Prishtinës

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit e Komunës së Prishtinës ka filluar rregullimin e rrethojave dhe pastrimin e varrezave në disa fshatra të Komunës.
Sipas komunikatës së sotme të komunës, përmes këtij projekti parashihet të vendosen rrethoja në nëntë lokacione të ndryshme, përkatësisht në varrezat e fshatrave Prugoc, Barilevë, Besi, Lebanë, Trudë, Bërnicë dhe Bardhosh.
Me planit dinamik për realizimin e këtij projekti janë paraparë 60 ditë pune ndërsa punët është duke i kryer kompania “NNP Ndërtimtari”. Vlera e këtij projekti është rreth 80.000 euro, thuhet në njoftim