Shtypi Amerikan për ndaljen e Haradinajt në Slloveni

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Shtypi Amerikan ka shënuar odisejadën ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj i cili, siç shkruan The New York Times, ‘u ndalua në një masë të papritur në Slloveni.
’ Policia sllovene ka thënë se ata kishin vepruar në bazë të një urdhëri nga Serbia”.
Gazeta amerikane thotë më tej se ‘Serbia e konsideron atë përgjegjës për vrasjet e serbëve kur ishte komandant i kryengritësve që mbështeteshin nga Perëndimi në fund të viteve 1990.’ Gazeta më tej thotë se Z. Haradinaj ishte akuzuar dhe gjykuar dy herë për krime lufte nga gjykata e Kombeve të Bashkuara për ish Jugosllavinë dhe se pas dy gjyqeve ai ishte liruar i pafajshëm.
Edhe kanalet televizive ABC dhe FOX News njoftojnë për këtë ndalim dhe citojnë kryeministrin e Kosovës, Z. Isa Mustafa i cili kishte biseduar me homologun i tij slloven me qëllim të përshpejtimit të kthimit në Kosovë të Z. Haradinaj. Z. Mustafa citohet të ketë deklaruar se i ka thënë kryeministrit të Sllovenisë, Miro Cerar se ‘nuk ekziston asnjë arsye për të mbajtur z. Haradinaj.’
Zëri i Amerikës në gjuhën Angleze ndërkaq nënvizon se ’arrestimi i z. Haradinaj pason atë të komandantit boshnjak të kohës së luftës, Naser Oriç në Zvicër javën e kaluar, gjithashtu me në një urdhër të lëshuar nga Serbia.