Po ka shume mënyra për të bërë të mundur që silueta juaj të duket perfekte me look me te vërtetë glamour. Mjafton me të vërtet pak për ti treguar të tjerëve se keni linja të bukura thjeshë duhet të kuptoni çfarë duhet të bëni.
Të visheni me ngjyra te errëta
Nëse dëshironi te dukeni me te holla duhet të dini se është më e thjeshtë nëse vishni një fustan në ngjyre të errët, të zi ose blu. Kjo nuk do te thotë se ngjyrat e çelura nuk duhet ti vishni por nëse objektivi juaj është për tu dukur më të holla atëherë synoni për ngjyra te errëta.
Preferoni veshje me forma
Fustanet me forma ato që nxjerrin në pah belin janë shumë të përshtatshme. Edhe në këtë rast janë të preferueshme ato të errëtat por duhet të dini se modelet që mund të gjeni në treg janë më të shumtë në këto nuanca.
Të zgjidhni pantallona me bel të lartë
Përse të vishni pantallona me bel të lartë në krahasim me ato me bel të ulët? Sepse modeli i parë fsheh më shumë defekte dhe ju mbledh më mirë. Kjo është një metodë shume e mirë për tu dukur më të holla. Në fakt është mirë të dini se ndër modelet që duhet të zgjidhni janë ato të gjera poshtë.
Fundet me palë
Fundet me palë ose ato modele të karakterizuara nga një palë e madhe dhe zakonisht me bel të lartë janë shumë të mira për të treguar një siluete të hollë. Ky lloj fundi mbështjellë trupin më mire dhe ju nxjerrë forma me sensuale.
Xhakete dhe rrip
Për trupa te mbushur është e këshillueshme te vini rrip mbi te gjitha nëse e vini mbi xhakete. Ne këtë mënyrë do te jeni perfekte.
Të vishni vija vertikale
Ju kane thënë gjithmonë se vijat ju tregojnë shumë të kolme dhe shkurtër, por kjo nuk vlen për te gjitha llojet e vijave. Ka shume veshje te cilat janë te dekoruara me vija horizontale apo vertikale. Janë pikërisht këto qe duhet te preferoni sepse ndihmojnë për tu dukur me te holla.
Të vishni këpucë nude
Pse është e rëndësishme te vishni këpucë nude? Arsyeja është shume e thjeshte. Çdo gjë qëndron tek loja e ngjyrave. Duhet te preferoni te vishni këpucë me take ne te njëjtën ngjyre me lëkurën tuaj ne këtë mënyrë do te jepni përshtypjen se jeni me te holla dhe mbi të gjitha këtë efekt do ta keni tek këmbët dhe kaviljet tuaja.
