Përsërisim shpesh se aksesoret duhet të seleksionohen me kujdes, kombinimi i tyre në fakt mund të bëjë një veshje shumë glam ose pa shije. Por këtë herë nuk dëshirojmë te fokusohemi në kombinimin e bizhuterive me veshjet por të shpjegojmë se si të zgjidhni vathet që i shkojnë më shumë fytyrës tuaj.

1. Fytyre trekëndore
Për te kombinuar ne mënyrë korrekte vathet me fytyrën nevojitet te mos theksoni linjat e fytyrës te cilat janë shume te theksuara. Ne rastin e fytyrës trekëndore shkojnë te gjithë bizhuteritë te se njëjtës forme gjeometrike. preferojini modele te vogla si yje detar ose rrah ose ne forma oversize.

2. Fytyre e rrumbullaket
Për te njëjtin rregull, një fytyre te rrumbullaket u shkojnë me shume vathet qe varen ose mund te synoni për aksesor minimal chic me diamant ose perla.

3. Fytyre e zgjatur
Nëse keni një fytyre te zgjatur zgjedhja juaj duhet te synoje tek vathet rrathë ne mënyrë qe te thyejnë vazhdimësinë e fytyrës duke reduktuar kështu efektin e zgjatur.

4. Fytyre ovale
Një fytyre ovale mund te mbaje tipologji te ndryshme te gjitha i shkojne ne menyre perfekte.

5. Fytyre ne forme diamanti
Vathet qe përshtaten mire me një fytyre ne forme diamanti janë tipologjitë ne formën e pikës se ujit, shume elegant dhe femëror.

6. Fytyre ne forme trekëndëshi te kthyer
Ne një fytyre trekëndësh te kthyer zakonisht këshillohen te mbahen vathe rrathë ose oval dhe modele me ane te kthyer.

7. Fytyre ne forme zemre
Nëse keni një fytyre ne forme zemre, modelet qe nxjerrin ne pah bukurinë janë vathet qe varen, modelet me trekëndësh dhe pike loti. Duhet te evitoni rrathët shume te vegjel.

8. Fytyre katrore
Nëse keni një fytyre qe ju kujton lehtësisht katrorin është mire qe vathet ti zgjidhni ne forme ovale ose pike loti ose mund te mbani edhe rrathë te vegjël dhe modele minimal.

9. Fytyre drejtkëndëshe
Nëse keni fytyre drejtkëndëshe është e këshillueshme te mbani vath oversize dhe bizhuteri te mëdha. Përshtaten mire edhe ato modele te cilat varen me perla ose gurë ne forme pike loti.

